Flappy Bird përsëri në iOS dhe Android

Jo shumë gjatë pas largimit të lojës tejet të popullarizuar, Flappy Bird, zhvilluesi i saj Dong Nguyen tha se është duke mendur t’a kthej atë përsëri në dyqanet mobile....

Flappy Bird nuk është më në dispozicion për shkarkim

Jo shumë gjatë pas largimit të lojës tejet të popullarizuar, Flappy Bird, zhvilluesi i saj Dong Nguyen tha se është duke mendur t’a kthej atë përsëri në dyqanet mobile.

Për ju që nuk jeni të informuar, Flappy Bird është një lojë shumë e popullarizuar në iOS dhe Android, e cila udhëzon një zog që të kalojë pengesat e paraqitura. Edhe pse kjo lojë ishte falas, por kishe reklama në të që i’u mundësuan Nguyen-it të fitojë 50.000 dollarë në ditë me këtë lojë.

Kur loja ishte larguar nga Play Store dhe AppStore, atëherë janë krijuar shumë lojëra të ngjashme me Flappy Bird, por asnjëra prej tyre nuk arritën të bëjnë bujë siq bëri Flappy Bird.

Megjithatë, duket se krijuesi i kësaj loje ka vendosur ta kthej këtë në Android dhe iOS, por shpresojmë se kësaj radhe nuk do të ndodhin gjëra si thyerja e telefonit./itShqip

RELATED BY