Flappy Bird së shpejti edhe në Windows Phone

Ndoshta për dikë, Flappy Bird nuk ka nevojë të prezantohet. Kjo lojë e njohur për thjeshtësinë e saj e cila nuk ju merr kohë për ta mësuar procedurën, ka...

Flappy Bird së shpejti edhe në Windows Phone

Ndoshta për dikë, Flappy Bird nuk ka nevojë të prezantohet. Kjo lojë e njohur për thjeshtësinë e saj e cila nuk ju merr kohë për ta mësuar procedurën, ka fituar vëmendjen e shumë përdoruesve.

Objektivi i lojës është që të mbani zogun vazhdimisht në ajër duke kaluar pengesat e paraqitura. Qëndrimi i zogut në ajër bëhet vetëm duke prekur ekranin e pajisjes tuaj.

Flappy Bird është një lojë falas e lansuar së pari në iOS pastaj edhe në Android, ka një madhësi 2.4MB e cila nuk ju zë hapsirë të madhe.

Së fundi, zhvilluesit e lojës kanë konfirmuar se Flappy Bird do jetë në dispozicion brenda dhjetë ditëve edhe për përdoruesit e sistemit operativ Windows Phone.

Megjithatë, ju mund të shkarkoni Flappy Bird për Android dhe iOS duke klikuar më poshtë.

AppStore | PlayStore

Categories
Gaming

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY