Flashrom dhe Flash Memoria?

Flashrom Flashrom është një flash vegël programuese që përdoret për të zbuluar, lexuar, verifikuar, shlyer apo shkruar BIOS çipat në paketat DIP, PLCC,SOIC apo TSOP. Ajo përkrahë flash ndërlidhësit LPC, FWH dhe SPI. Mund të përdoret...

Flashrom

Flashrom është një flash vegël programuese që përdoret për të zbuluar, lexuar, verifikuar, shlyer apo shkruar BIOS çipat në paketat DIPPLCC,SOIC apo TSOP. Ajo përkrahë flash ndërlidhësit LPCFWH dhe SPI. Mund të përdoret tek imazhet e flash programeve siç janë ato BIOS dhe corebootapo për të rikthyer ndonjë program ekzistues.
Është softuer i lirë i lëshuar nga kushtet e GNU (General Public License) versioni 2.
Posedon veglat e PC-së (ang. pcutil) dhe softuerin për kompresimin e të dhënave (ang. zlib) si varësi, për disa programer edhe libftdi.
Është nisur nga hapësira e përdoruesit (ang userspace) dhe zakonisht kërkon privilegjet e superuser (përpos kur përdoren pajisjet USB të përkrahura si programer).
Përkrahë mbi 261 familje të flash çipave, 152 struktura të çipave, 259 pllaka amë, 43 pajisje PCI, 5 pajisje USB dhe një mori porte serike/paralele të bazuara në programim të cilat mund të përdoren si programuese.
Përkrah ndezje të kryqëzuar dhe ndezje të nxehtë.

 
Flash Memoria
Flash memoria është një çip i memories së përkohshme të kompjuterit e cila mund të shlyhet në mënyrë elektrike dhe të riprogramohet. Kryesisht shfrytëzohet në kartela të memories, disqet USB flash, MP3 player dhe disqe të gjendjes solide për deponime kryesore dhe transferimin e të dhënave ndërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve tjera digjitale. Është një lloj i posaçëm i memories EEPROM (ang. electrically erasable programmable read-only memory) e cila është shlyer dhe programuar në blloqe të mëdha; në flash-ët e hershëm i tërë çipi duhej të shlyhej përnjëher. Flash memoria kushton shumë më lirë se bajt-programuesja EEPROM prandaj është bërë teknologji dominuese kurdoherë që nevojiten shuma të mëdha të memorieve të përkohshme, gjendjeve solide. Shembuj të aplikacioneve përfshijnë PDA-të (ndihmësit personal digjital), kompjuterët laptop, audio player-ët digjital, kamerat digjitale dhe telefonat celular. Gjithashtu ka fituar popullaritet në harduerët e video paneleve komanduese, ku shpesh përdoret në vend të EEPROM-ëve apo RAM-it statik që furnizohen me bateri (SRAM) për të ruajtur të dhënat e lojërave. Flash memoria është e përkohshme, që do të thotë se nuk i nevojiten energji për t’i mbajtur të informatat e ruajtura në çip. Veç kësaj, flash memoria ofron kohën e qasjes për leximit të shpejtë (ndonëse jo aq e shpejtë sa memoria e përkohshme DRAM e shfrytëzuar si memorie kryesore në shumë PC) dhe rezistencë më të mirë kinetike se sa disku i ngurtë. Këto karakteristika sqarojnë popullaritetin e flash memories në pajisjet portabile (bartëse). Një veti tjetër e flash memories është ajo që nëse është paketuar në “kartelë memoruese” është ekstrem i durueshëm, duke qen i mundur të durojë presione të mëdha, temperatura ekstreme, bile-bile edhe zhytjen në ujë.
Ndonëse teknikisht tipi i EEPROM-it, termi “EEPROM” zakonisht përdoret për t’iu referuar posaçërisht EEPROM-ëve jo flash të janë të shlyëshëm në blloqe të vogla, zakonisht bajta. Pasi që ciklet shlyese janë të ngadalta, madhësit e mëdha të blloqeve të përdorura në flash memorie për shlyerje i jep një përparësi në  shpejtësi kuptimplote mbi stilin e vjetër të EEPROM-it kur shkruhen sasi të mëdha të të dhënave në të.

Ky artikull është dërguar përmes formës që ndodhet tek forumi jonë. Autori i këtij teksti është dr_iton.

RELATED BY