Formatizimi i Windows 8 me USB

Këtu mund të mësoni si ta formatizoni kompjuterin tuaj duke instaluar versionin më të ri të Windows 8 përmes USB-së. Windows 8 Consumer Preview është lëshuar para pak kohe...

Këtu mund të mësoni si ta formatizoni kompjuterin tuaj duke instaluar versionin më të ri të Windows 8 përmes USB-së. Windows 8 Consumer Preview është lëshuar para pak kohe për shkarkim në faqen zyrtare.

Gjërat që ju duhen

  • Formati ISO i Windows 8, të cilin mund ta shkarkoni këtu.
  • WinUSB Maker [Vegël falas për përdorim]
  • Një USB [së paku 4 GB për versionin 32-bit dhe 8 GB për 64-bit]

Hapi i parë – Përgaditja e USB

  • Vendose në kompjuter
  • Formatizoje atë.

 

Hapi i dytë
– Shkarkojmë programin WinUSB dhe e depaketojmë, pas depaketimit e instalojmë, pas instalimit klikojmë më tastin e djathtë të mausit Run as Administrator.

– Pastaj hapeni programin dhe tek mjetet Functions klikoni ISO Image Bootable Disk, më poshtë zgjidheni opcionin Normal Detection Mode.

– Shfletoni në kompjuterin tuaj tek dokumentet në sektorin Downloads ose në Desktop, varet se ku drejtohen fajllat e shkarkuar dhe zgjidheni fajllin e shkarkuar Windows8-ConsumerPreview-32-bit-English.iso.

– Në fund zgjidheni USB tuaj dhe klikoni në opcionin Make it Bootable.

Pasi që ju shfaqet kjo dritare dialoguese, klikoni në butonin Yes.

Ju tani mund ta ristartoni kompjuterin tuaj, të futeni në BIOS dhe të rregulloni opcionin për formatizim me USB, duke shkuar tek menyja Boot – Boot Device Priority dhe duke zgjedhur, Removable Devices, shtyp F10 dhe kompjuteri juaj do ti ruaj ndryshimet dhe do të ristartohet, pastaj mund të filloni më procesin e instalimit të Windows 8.

Një mësim të ngjashëm për Windows XP mund ta shikoni në forum./itshqip

RELATED BY