Foursquare me 15 milionë përdorues

Foursquare tani ka 15 milionë përdorues, shifër e trefishuar që nga viti i kaluar. Gjysma e këtyre përdoruesve janë nga SHBA, ndërsa gjysma tjetër janë përdorues ndërkombëtar. Nga gjithë...


Foursquare tani ka 15 milionë përdorues, shifër e trefishuar që nga viti i kaluar. Gjysma e këtyre përdoruesve janë nga SHBA, ndërsa gjysma tjetër janë përdorues ndërkombëtar.

Nga gjithë këta përdorues, me shumë se 70 për qind janë aktivë dhe shpërndajnë lokacionin e tyre.

Por, duke mos harruar të cekim se popullariteti i Foursquare mund të bie, dhe atë shumë shpejtë, sepse Facebook po ndërmerr edhe disa hapa në mënyrë që të zgjerohet edhe me shumë. Facebook ka blerë shërbimin e njohur për shpërndarje vendesh, Gowalla, dhe deri tani edhe pa shërbmin Gowalla, Facebook arrinte shumë check-in nga pajisjet mobile nga e gjithë bota.

Ka shumë aplikacione të këtij lloji si, Foursquare, Loopt, Scvngr, MyTown, Gowalla, e të tjera, që mundësojnë shpërndarje të vendeve që ju dëshironi t’i shpërndani dhe të tregoni se ku gjendeni (lokacionin tuaj).

Nëse Foursquare do të rrëzohet nga Facebook, mbetet vetëm të shihet./itshqip

RELATED BY