Franca kërkon nga ueb shërbime që ti ruajn fjalëkalimet?

Google, Facebook, Ebay, Dailymotion… janë disa nga shërbimet të cilat do të shkojn në gjyq kundër qeverisë franceze, sepse nuk pranojnë që të respektojnë ligjin me të cilin kërkohet...

Google, Facebook, Ebay, Dailymotion… janë disa nga shërbimet të cilat do të shkojn në gjyq kundër qeverisë franceze, sepse nuk pranojnë që të respektojnë ligjin me të cilin kërkohet që të ruhen fjalëkalimet dhe informacionet tjera të përdoruesve.

“Ligji obligon faqet për shit-blerje, ato për video dhe muzikë, si dhe ueb mail provajderët që të ruajn informacionet e përdoruesve” shkruan BBC.

Sipas ligjeve të reja franceze, autoritetet do të kërkojnë nga ueb shërbimet që të mbledhin të dhëna për përdoruesit, duke u nisur nga imell adresat, emrat dhe fjalëkalimet e tyre në rast se do të ju nevoiten policisë, doganave, ispektorëve të taksave, dhe shërbimeve tjera sociale franceze.

Ky ligj nënkupton që ueb shërbimet duhet të mbledhin dhe të ruajn informacionet personale për përdoruesit, veçanërisht fjalëkalimet, pothuajse një vit. Ueb shërbimet përdorin funksionin kriptografik (hash), për shpërndarjen e fjalëkalimeve, ku fjalëkalimi i një përdoruesi konvertohet në një shifër(hash) e cila përsëri pas kyçjes së ardhëshme të përdoruesit krahasohet me atë shifër që është ruajtur në bazën e të dhënave, që do të thotë se edhe vet ueb shërbimet nuk e dijnë fjalëkalimin. Kjo është e nevojshme sepse me ruajtjen e fjalëkalimeve mund të vjen deri tek ndonjë keqpërdorimi i këtij lëshimi.

Franca është një nga vendet më ligje shum strikte për sa i përket internetit, përshembull kanë HADOPI-n, ligj francez i cili në praksë do të thotë, nëse kapin përdoruesit tri herë duke shpërndarë pirateri atëher do të ja ndalojnë kyçjen në internet, edhe nëse përdor rrjetin e tij Wi-Fi./itshqip.com

RELATED BY