Freescale do të ofroj mbushje pa tela 3 herë më të shpejtë

Mbushja e pajisjeve pa tela është vërtetë mahnitëse, por fatkeqësisht është duke u vonuar pas zhvillimeve të fundit të çipave që kanë shpejtuar mbushjen e telefonave vërtetë dukshëm. Freescale...

Freescale do të ofroj mbushje pa tela 3 herë më të shpejtë

Mbushja e pajisjeve pa tela është vërtetë mahnitëse, por fatkeqësisht është duke u vonuar pas zhvillimeve të fundit të çipave që kanë shpejtuar mbushjen e telefonave vërtetë dukshëm. Freescale dëshiron që të ndihmojë përdoruesit duke sjellur pajisje të re harduerike pa tela që lejon mbushjen e telefonave të mençur deri në 3 herë më shpejtë.

Idea themelore që qëndron prapa rritjes së shpejtësisë është e njëjtë me mbushësit e ri me USB, që mund të ushqejnë me një tension të lartë pajisjen tuaj duke ofruar 14 vat energji në vend të 5 vatëve, siç ishte më parë. Freescale ka zhvilluar një pajisje të re harduerike që mund të ofroj deri në 15 vat energji pa tela, transmeton ITshqip. Dobësia e kësaj pajisje është që aktualisht kërkon një pajsije të re haruderike edhe në telefonin tuaj të mençur por edhe në bllokun mbushës.

Freescale prentendon që do të ketë çipat e gatshëm deri në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, kështu që shumë shpejtë ne mund të mbushim pajisjet telefonike me mbushës pa tela./itShqip​

 

RELATED BY