Galaxy A7, telefoni më i hollë nga Samsung

Derisa Samsung ka kohë ende deri në prezantimin e pajisjes Galaxy A7, ne tani mund t’i hedhim një sy pajisjes duke iu falendëruar fakteve të konfirmuara nga Qendra Kineze...

Galaxy A7, telefoni më i hollë nga Samsung

Derisa Samsung ka kohë ende deri në prezantimin e pajisjes Galaxy A7, ne tani mund t’i hedhim një sy pajisjes duke iu falendëruar fakteve të konfirmuara nga Qendra Kineze e Telekomunikacionit për Çertifikimin e Pajisjeve.

Duke qenë pjesë e serisë Galaxy A, A7 nuk duket shumë ndryshe nga Galaxy A5 dhe Galaxy A3, përveç që është më i madh se ata. Ne fillimisht kemi menduar se Galaxy A7 do të posdojë ekran 5.2 inç, por fatkeqësisht kjo nuk është e vërtetë. Telefoni i mençur vjen me ekran 1080p 5.5 inç, me dimensione 150.9 x 75.9 x 6.3 mm- duke qenë telefoni më i hollë që kompania Samsung ka prodhuar ndonjherë (pak më i hollë se Galaxy A5 dhe Galaxy Alpha me 6.7 mm).

Qendra Kineze e Telekumunikacionit për Çertifikim të Pajisjeve siç duket ka konfirmuar që Galaxy A7 mundësohet nga procesori 64-bit me tetë bërthama Snapdragon 615 me nga 1.5GHz. Funksionet e tjera përfshijnë rrjetin LTE, kamerën mbrapa 13MP me blic LED, kamerën frontale 5MP, 2GB RAM, 16GB hapsirë për akumulimin e të dhënave të intergruar, dhe platformën Android 4.4.4 KitKat.

Galaxy A7 që është aprovuar nga Kina me numrin SM-A7009 është veçanërisht për dyqanet kineze. Samsung zyrtarisht do të prezantoj së shpejti pajisjen , kështu që nuk do të kaloj shumë  kohë që të kuptohet e gjitha për këtë telefon të mençur./itShqip

RELATED BY