Samsung Galaxy S IV me ekran 5 inç

Njëra prej pajisje më të pritura në Kongresin Mobil Botëror të mbajtur në Barcelonë ishte Galaxy S IV.  Samsung nuk kishte paraqitur asgjë rreth pajisjes në Barcelonë pasi që...

Njëra prej pajisje më të pritura në Kongresin Mobil Botëror të mbajtur në Barcelonë ishte Galaxy S IV.  Samsung nuk kishte paraqitur asgjë rreth pajisjes në Barcelonë pasi që vendosi që lansimin ta bëjë në Nju Jork, ku tani njoftoi se pajisja thuajse është mbaruar.

Samsung ITshqip.COM
Siq ju kemi paralajmruar edhe  më parë, Samsung do bëjë zbulimin e pajisjes më 14 Mars duke e ndryshuar vendin e zbulimit pasi që vitin e kaluar Galaxy S III është lansuar në Londër ndërsa këtë vitë Galaxy S IV do lansohet në Nju Jork. Dhe me lansimin e Galaxy S IV , gjiganti elektronikë Samsung do të ketë një avantazh më të madhë kundër rivalit kryesor Apple.

” Vendi i lansimit të pajisjes është ndryshuar për në Nju Jork pasi që kërkesat kanë qenë të mëdha nga transportuesit mobil të SHBA-së ” deklaroi shefi JK Shin.

Samsung Galaxy S IV ITshqip
Specifikat rreth pajisjes ende nuk janë konfirmuar por mendohet se do ketë një ekran 5 inç me kualitet të plotë HD, një kamerë 13 megapiksel , një procesor Exynos 5 me 8 bërthama, 2GB RAM dhe versionin Android 4.2.2. Të dhënat e sakta priten të zbulohen më 14 Mars ku ITshqip do ju njoftoi rreth paraqitjes së pajsijes. /ITshqip

RELATED BY