Galaxy S4: Pajisja më e shpejtë

Samsung Galaxy S4 ka arritur rezultatet më të larta sa i përket procesorit të tij duke mbetur ende në pozitë të parë. Duke përdorur programin Geekbench 2, John Poole...

Samsung Galaxy S4 ka arritur rezultatet më të larta sa i përket procesorit të tij duke mbetur ende në pozitë të parë.

samsung galaxy s4 me i shpejti ITshqip

Duke përdorur programin Geekbench 2, John Poole nga Primate Labs, ka krahasuar shpejtësin e pajisjeve më të mira të mençura. Pra, Galaxy S4 ishte në kryje duke arritur 3163 pikë, dhe duke mposhtur HTC One me 2687 pikë dhe Google Nexus 4 me 2040 pikë , gjithashtu edhe modelin e kaluar  Galaxy S3 me 1410 pikë.

Ndërsa iPhone 5 u rendit e pesta me 1596 pikë, pra është sukses pasi që pas gjashtë viteve iPhone kishte vetëm 130 pikë.

Gjithashtu, Poole shtoi se shpejtësia e lartë mund të rrisë edhe problemet duke thënë se ” Ajo që nuk është e qartë është se si Galaxy S 4 ka arritur të mposht pajisjet tjera dhe si e krijoi procesorin më të shpejtë deri tani “. Por nuk mbeti edhe pa folur për iPhone duke theksuar se pritet një ndryshim dramatik në performanca dhe është shumë e mundur të ndodhë pasi që edhe iPhone 5 ka pasur mjaftë rritje të performancave ndaj iPhone 4S. /ITshqip

rezultati Galaxy s4 itshqip

RELATED BY