Game of Thrones së shpejti në iOS

Fansat e serive televizive të Game of Thrones do të marrin diçka ndryshe para se të arrijë sezoni i ardhshëm. Telltale ka njoftuar që është duke punuar në një...

Game of Thrones së shpejti në iOS

Fansat e serive televizive të Game of Thrones do të marrin diçka ndryshe para se të arrijë sezoni i ardhshëm. Telltale ka njoftuar që është duke punuar në një lojë, për të cilën lojëtarët që kanë luajtur lojën Walking Dead ose The Wolf Among Us do e dijnë që vërtetë nuk do të zhgënjehen.

Loja tashmë ka filluar lansimin në PC, Play Station 4, Xbox One dhe Xbox 360. Kurse për platformat mobile pritet që në iOS të jetë në dispozicion gjatë ditës kurse për Android është thënë që do të vijë së shpejti.

Megjithatë, versioni për Mac është dashur të lansohet më 2 Dhjetor, por është vonuar për arsyje të panjohura. Ka gjasa që edhe lansimi për në iOS do të vonohet por ende nuk është thënë asgjë deri tani./itShqip

RELATED BY