Game of Thrones zë vend edhe në Android

Vetëm një javë më parë, Game of Thrones nga Telltale arriti në platformën mobile iOS duke kënaqur të gjithë fansat e kësaj serie. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ashtu edhe...

Game of Thrones zë vend edhe në Android

Vetëm një javë më parë, Game of Thrones nga Telltale arriti në platformën mobile iOS duke kënaqur të gjithë fansat e kësaj serie. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ashtu edhe ndodhi, Telltale sjell lojën edhe në platformën tjetër të famshme mobile Android.

Loja vjen me një grafikë mjaft interaktive, që ju lejon të luani lojën deri në pesë karaktere të ndryshme. Çdo lëvizje dhe zgjedhje që bëni në lojë do të ketë efekt në të ardhmën dhe do të formojë hartën për vendimet që merrni me kohën.

Ashtu si në iOS, Game Of Thrones kushton 4.99 dollarë në Play Store, duke ju dhënë aksesë në episodën e parë, Iron From Ice. Çdo seri e re në lojë do ju kushtojë po me të njëjtin çmim, por nëse dëshironi mund të shkarkoni edhe të gjitha episodat e ardhshme për vetëm 19.99 dollarë, që pa dyshim është përparësi për fansat e magjepsur të lojës./itShqip

Shkarko: Game Of Thrones (Android | iOS)

RELATED BY