Gameri fiton lojën dhe merr 1.000.000 $

Njëzet e katër vjeçari Wade McGilberry nga Alabama(SHBA), fitoi një çmim prej 1000000$ pasi arriti të luaj një lojë të përsosur “Major League Baseball 2k10”. “Mundohemi të jemi të...

Njëzet e katër vjeçari Wade McGilberry nga Alabama(SHBA), fitoi një çmim prej 1000000$ pasi arriti të luaj një lojë të përsosur “Major League Baseball 2k10”.

“Mundohemi të jemi të përgjegjshëm” tha Wade, duke shtuar se këto para do ti përdorë për të paguar shtëpinë, dhe të fillojnë një familje me të dashurën e tij, e cila poashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë rast, pasi që kjo e kishte detyruar të dashurin për të blerë këtë video-lojrë.

Eshtë një gjë interesante, Wade arriti të luajë një lojë të përkryer vetëm një orë e gjysëm pasi kishte blerë lojrën me 2 mars, kur dhe fillimisht ishte lëshuar në shitje.

Krijuesit e lojrës Sport 2K thanë se ishte “e veshtirë por jo edhe e pamundur” për të luajtur një lojë të përsosur bejsbolli. Në botën reale, gjatë gjith historis së sportit, që nga viti 1880 deri 2009, këtë sukses kanë arritur vetëm 18 lojtarë. Për këtë “Take-Two” premtoi 1 miljon dollar për lojtarin e parë i cili do mund të fiton lojën. Për të marr pjesë në këtë garrë, lojtarët patjetër është dashur të regjistrojnë rezultatet e tyre me ndonjë kamerë, dhe poashtu të jenë të kyçur online për të verifikuar pikët.

“Kjo është një publicitet i madhë. Un nuk do ta kisha blerë lojën po mos të ishte shpërblimi” tha Wade.

Intervista me Wade McGilberry.

RELATED BY