GCO: Lojra 3D në dritare të shfletuesit

Kompania Holandeze software-zhvilluese “Eximion” prezentoj në “Games Convention Online” (GCO) që u mbajt në Lajpcig (Gjermani)  “Kalydo”-n një proces, që kompreson lojra konvencionale nga Interneti dhe i integron direkt...

Kompania Holandeze software-zhvilluese “Eximion” prezentoj në “Games Convention Online” (GCO) që u mbajt në Lajpcig (Gjermani)  “Kalydo”-n një proces, që kompreson lojra konvencionale nga Interneti dhe i integron direkt në një dritare të shfletuesit. Përdoruesit mund të startojnë lojën edhe para shkarkimit komplet të lojës. Loja nuk duhët instaluar manualisht në kompjuter, këtë punë do e kryej një Active-X klient.

Edhe pse Kalydo përgatit lojrat më të dëshiruara për në shfletues, kjo  metodë e përdorur nuk është e pavarur nga Hardware-i i përdoruesit.

Kodi programues i lojrave ndahet në njësi logjike, të ngjeshura rradhazi, pastaj të kompresuara transferohen përmes linjës së Internetit në kompjuter. Shfletuesi përdoret vetëm për vizualitet, pasi lojët startohen në kompjuterin e përdoruesit.

Avantazhi i këtyre lojrave sipas Eximion është periudha kohore e shkurtuar e startimit të lojrave. Përdoruesi duhet të jetë online (të ketë linjë interneti) nëse dëshiron të luaj. Aktualisht sistemet Kalydo janë vetëm Windows-Friendly, ende nuk supportohen sisteme tjera operative. Në Windows do instalohet një klient Active-X që do e bart lojën në shfletues.

Shfaqja e lojrave 3D në shfletues në të kaluaren ka qenë prioritet i disa provajderëve të tjerë. Vitin e kaluar BigPoint me PoisonVille shfaqi në GCO një klon të GTA-s. Për verzionin final duhet të presin ende përdoruesit. /itshqip.com

Si të instaloj Kalydo në kompjuterin tim?

Mozilla Firefox

RELATED BY