Gjermania kërkon nga Facebook të largon opsionin për njohjen e fytyrave, nuk është sipas ligjeve të EU.

Pas ndalimit të Google Street View, autoritetet gjermane tani janë zemëruar edhe me Facebook për shkak të cenimit të privatësisë, kërcënohen edhe me padi për shkak të teknologjisë për...

Pas ndalimit të Google Street View, autoritetet gjermane tani janë zemëruar edhe me Facebook për shkak të cenimit të privatësisë, kërcënohen edhe me padi për shkak të teknologjisë për njohjen e fytyrave në rrjetin social e cila kishte startuar kohë më parë.

Sipas Facebook, opsioni për njohjen e fytyrave, Tag Suggestions e bënë targetiming më të lehtë të fotografive. Duke përdorur teknologjinë biometrike e cila njeh formën e fytyrës dhe distancën në mesin e syve, Facebook mund të njeh fytyrën nga fotografia e sapongarkuar dhe sygjeron emër për të targetuar.

Facebook kishte startuar Tag Suggestion pa i informuar përdoruesit. Kjo e ka zemëruar Bashkimin Europian e cila ka filluar kontrollet rreth asaj se si përdorë teknologjinë për njohjen e fytyrës. Opsioni startoi edhe për përdoruesit shqiptar.

Sipas autoriteteve gjermane, ky opsion rrezikon sigurinë e përdoruesve veçanërisht kur dihet se Facebook mbledh “të dhënat biometrike” pa lejën e përdoruesve.

“Përsëri dhe përsëri kërkuam nga Facebook të largon këtë opsion për njohjen e fytyrave dhe të fshijë të dhënat e mbledhura”, thotë komisieri nga Hamburgu për mbrojtjen e të dhënave personale Janes Kaspar për Deutche Welle. Ai shton se kjo teknologji është kundër ligjeve për privatësi në Gjermani dhe Bashkimin Europian për shkak se Facebook po i dezinformon përdoruesit.

Facebook thotë se opsioni Tag Suggestion mund të deaktivizohet nga vetë përdoruesi. Por, si shum opsione tjera në rrjetin social, edhe Tag Suggestion është e aktivizuar si default në rrjetin social. Kjo do të thotë nese vetë përdoruesi nuk e deaktivizon opsionin, atëherë ai do të njihet në fotografi dhe do të sygjerohet për targetim, kurse të dhënat do të rruhen, ose mblidhen.

Sipas ligjeve gjermane, të cilat veçanërisht janë të ashpërta rreth privatësis përshkak të keqpërdorimit të informacioneve nga ana e Nacistëve, asnjë informacion nuk duhet të rruhet pa e informuar vet përdoruesin.

“Një përdorues i rëndomt nuk di se si të fshijë të dhënat biometrike. Përveç kësaj, kërkuam që të dhënat të rruhen vetëm nëse përdoruesi pajtohet me këtë. Fillimisht, kompania duhet të pyes përdoruesin nëse dëshiron që këto të dhëna të mblidhen ose të rruhen. Facebook ju ofron vetëm opsion për deaktivizim. Nëse nuk e deaktivizoni opsionin, nuk do të thotë se pajtoheni”, thotë z.Kasper

Autoritetet gjermane i dhanë dy javë afat që Facebook të përgadit një përgjigje konkrete. Facebook, ndërkohë tha se teknologjia e tyre për njohjen e fytyrës dhe mënyra se si atë e përdorin është në përpudhje me ligjet europiane.

 

RELATED BY