Gjermania në vitin 2011 starton qendër për mbrojtje kibernetike.

Ministria e punëve të mbrendshme njoftoi krijimin e qendrës së re për mbrojtje nga sulmet e shpeshta kibernetike, sidomos nga Kina, duke mar si shembull NATO-n, Britanin e Madhe...

Ministria e punëve të mbrendshme njoftoi krijimin e qendrës së re për mbrojtje nga sulmet e shpeshta kibernetike, sidomos nga Kina, duke mar si shembull NATO-n, Britanin e Madhe dhe SHBA-në raporton Deutche Welle.

“Ka një rritje të shquar të sulmeve të ashtu-quajtura elektronike në rrjetet e qeverisë gjermane dhe autoriteteve lokale. Gjermania nga aspekti i teknologjis është vend shum i përparuar, me përvojë dhe njohuri të duhur, dhe për këtë arsye është normale të tjerët të përpiqen të mësojnë këtë njohuri. Kina luan rol të madh në të”. thotë zëdhënësi i MPB-së Gjermane, Stefan Paris.

Duke filluar nga administratat e qeverisë, bazat e të dhënave me një sër të dhënash, dhe lidhjen e sistemeve jëtësore, si bankare ose rrjetet elektrike përmes Interneti, të gjith këto bëhen të pambrojtur nga sulmet e ndryshme kibernetike.

Sulme të tilla kibernetike bëri Rusia ndaj Estonisë në vitin 2007, ku më pas ishte dhe arsyeja që NATO të krijon në Talin qendrën për cyber mbrojtje. Pastaj SHBA krijoi qendër e saj për mbrojtje kibernetike në vitin 2009, kurse në tetorë edhe Britania e Madhe njoftoi se do të shpenzojë mbi 1 miliard dollarë për përmisim të mbrojtjes kibernetike.

RELATED BY