Gjykata Australiane e lodhur nga lufta “qesharake” për patenta në mes Apple dhe Samsung

Apple dhe Samsung u përpoqën edhe një herë të vazhdojnë luftën e tyre globale rreth patentave. Gjyqtarja e Gjyqit Federal, Annabelle Bennett padyshim nuk ishte e kënaqur. Sipas Bloomberg,...

Apple dhe Samsung u përpoqën edhe një herë të vazhdojnë luftën e tyre globale rreth patentave.

Gjyqtarja e Gjyqit Federal, Annabelle Bennett padyshim nuk ishte e kënaqur. Sipas Bloomberg, ajo tha se ky konflikt ishte “qesharak” dhe se duhej zgjidhur me ndërmjetësim.

Apple vs. Samsung së pari u paraqit në Australi vitin e kaluar kur Apple ngriti padinë kundër Samsung për kopjimin e pamjes dhe formës nga pajisjet iOS të telefonave mobil Galaxy dhe tabletëve. Konflikti së shpejti u përhap jashtë vendit, duke përfshirë edhe Australinë. Samsung u përgjigj duke paditur Apple në Shtator rreth tre patenteve që kishin të bënin me 3G transmetimin e të dhënave, por më parë zyrtarët Australian përkohësisht ndaluan Galaxy Tab 10.1 në mbarë vendin. Më vonë kjo pajisje u kthye sërish në dyqane.

Gjyqtarja Bennett nuk ishte e kënaqur me rikthimin e dy kompanive në gjykatën Australiane. Po të ishin këto cilado nga kompanitë e tjera, rasti do të mund të ishte zgjidhur menjëherë përmes dialogut, tha ajo, sipas Bloomberg.

Nuk është e qartë nëse kjo vërtetë do të ndodhë. Në SH.B.A., Apple dhe Samsung bënë përpjekje të zgjidhnin mospajtimet përmes bisedimesh, por pa rezultat. Në të vërtetë, kohët e fundit, një gjykatë amerikane e ndaloi shitjen e Galaxy Tab 10.1 në vend.

Rasti mori hov sërish një muaj pasi Apple ishte gjobitur rreth 2 milionë dollarë për mashtrimin e publikut Australian rreth aftësive të pajisjes së re iPad 4G. /itshqip.com

RELATED BY