Gjykata detyron Twitter të dorrëzojë të dhëna personale

Një gjyqtar amerikan i gjykatës federale dha një urdhër sipas të cilës Twitter patjetër duhet të dorrëzojë informacione lidhur me tri përdorues të cilët janë bashkpuntor me Wikileaks. Ky...

Një gjyqtar amerikan i gjykatës federale dha një urdhër sipas të cilës Twitter patjetër duhet të dorrëzojë informacione lidhur me tri përdorues të cilët janë bashkpuntor me Wikileaks. Ky urdhër është pjesë e një hetimi kundër Wikileaks si dhe dokumentet diplomatike të cilat janë gjetur në duart e kësaj organizate.

Departamenti amerikan i Drejtësisë vitin e kaluar kërkoi nga Twitter të dorrëzojë informacione private lidhur me përdoruesit Birgita Jonsdotir, anëtare e parlamentit Islandez me ndihmën e së cilës Wikilieaks publikoi video luftarake “sekrete” amerikane, për hakerin holandez të quajtur Rop Gongrip, si dhe Jakobit Apelbaum, një vullnetar 28 vjeçar i Wikileaks. Më parë, autoritetet amerikane kanë kërkuar të dhëna edhe për z. Apelbaum nga Google dhe Sonic, një ISP e vogël.

Twitter ka njoftuar përdoruesit e mësipërm për këtë kërkesë, sipas të cilit kërkesa nga ministria e drejtësisë është tëpër e gjerë dhe e palidhur me Wikileaks, dhe kanë tentuar të bindin gjyqin se kërkesa për informacionet e tyre, shkel të drejtat e tyre për privatësi. Megjithatë, gjykata federale natyrisht nuk mendon kështu, sepse vendimi i gjyqtarit federal O’Grejdi thotë se Twitter nuk ka zgjidhje tjetër përveç të dorrëzojë informacionet e kërkuara.

Informacionet e kërkuara përfshijnë e-mail adresat lidhur me përdoruesit, IP adresat nga ku janë kyçur, të gjitha bisedat e tyre, dhe informacione të tjera personale./itshqip.com

RELATED BY