Gmail ne telefona celular

Në mënyrë që të rrisë nivelin e komoditetit për çdo përdorues, Google kohë pas kohe lanson shërbime dhe produkte të ndryshme. Gmail në telefona celular është një nga shërbimet...

Në mënyrë që të rrisë nivelin e komoditetit për çdo përdorues, Google kohë pas kohe lanson shërbime dhe produkte të ndryshme. Gmail në telefona celular është një nga shërbimet më të mira dhe Google nëpërmjet këtij shërbimi ju mundëson që të jeni të lidhur me shoqërin apo familjen tuaj.

Ky shërbim do t’ju hyjë në punë më së shumti njerëzve të biznesit të cilët pas identifikimit në Gmail do të mund të dërgojn dhe marrin porosi elektronike në telefonat e tyre.

Këtë shërbim mund ta keni në telefonin tuaj në mënyr mjaft të lehtë pasi ju vetëm duhet të keni një llogari përdoruesi të hapur tek Gmail, këtë llogari duhet ta verifikoni duke specifikuar numrin e telefonit tuaj celuluar dhe më pas do ju vie në telefonin tuaj një kod verifikimi dhe atë kod duhet ta shënoni në hapsirën e caktuar nga Google.

Pasi keni verifikuar llogarinë tuaj, ju jeni të lirë të dërgoni dhe të merrni porosi elektronike. Shpejtësia e këtij shërbimi varet nga shpejtësia e lidhjes tuaj GPRS.

RELATED BY