Gmail për Android kalon 1 miliard shkarkime

Gmail për Android tani mburret me mbi 1 miliardë shkarkime në Google Play Store. Gmail është aplikacioni parë që ka arritur në këtë pikë, pas pakos Google Play Services,...

Gmail për Android kalon 1 miliard shkarkime

Gmail për Android tani mburret me mbi 1 miliardë shkarkime në Google Play Store. Gmail është aplikacioni parë që ka arritur në këtë pikë, pas pakos Google Play Services, e cila është e instaluar automatikisht në çdo pajisje me Android.

Këto shkarkime reflektojnë vetëm instalimet e vetme dhe jo numrin total të shkarkimeve, përfshirë ri-instalimet.  Sidoqoftë, mos mendoni se janë 1 miliardë përdorues të Gmail-it në Android pasi që shumica e tyre kanë braktisur shërbimin  ose janë llogari të dyfishta.

Android mburrej me 1.5 milionë përdorues ditor në Prill të vitit 2013, dhe ne sigurisht do të shohim rezultatet tjera më 25 Qershor kur do të fillojë Google I/O 2014./itShqip

RELATED BY