Gmail tani edhe në Gjermani

Google në një njoftim të bërë në blogun e vet njoftoi se edhe në Gjermani do të përdoret @gmail.com në vend të @googlemail.com. Kjo është hera e parë pas...


Google në një njoftim të bërë në blogun e vet njoftoi se edhe në Gjermani do të përdoret @gmail.com në vend të @googlemail.com. Kjo është hera e parë pas shume viteve që @gmail.com do jetë opsioni primar për përdoruesit gjerman. Google në Gjermani përdorte @googlemail.com në vend të @gmail.com për arsye se kishte mosmarrëveshje në lidhje me markën tregtare me biznesmenin Daniel Girsch. Girsch ishte pronar i një kompanie elektronike që ofronte shërbime postare, kompani kjo e quajtur “G-mail” (Girsch Mail).

Në vitin 2005, kur Google filloi me shërbimin Gmail nëpër Evropë, si Britania e Madhe ashtu edhe Gjermania shpejt kundërshtuan përdorimin e Gmail për arsye të shkeljeve të markës tregtare.

Për ti ikur tërheqjes së shërbimit Gmail nga ato vende, Google vendosi për të ri-emërtuar shërbimin nga Gmail në “Google Mail” dhe të ofronte @googlemail.com për përdoruesit nga  Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në vend të @gmail.com.

Google më vonë e zgjidhi këtë problem në Mbretërinë e Bashkuar, por në vitin 2007  gjermanët përfundimisht ja bën të qartë se ky shërbim nuk mund të operonte në Gjermani me markën tregtare Gmail.

Edhe pse mënyra se si e ka zgjidhur Google këtë betejë nuk dihet ende, ajo çfarë duket qartë është se Google tani posedon markën tregtare Gmail. Kështu që Google tani ka te drejta ligjore që të ofroj @gmail.com si opsion primar për përdoruesit nga Gjermania.

Përdoruesit që kanë email adresat @googlemail.com tani mund ti shndërrojnë ato në @gmail.com, natyrisht nëse ata dëshirojnë.

Për më shume shikoni njoftimin zyrtar. /itshqip.com

RELATED BY