Goggle perkthen tekstin nga fotot

Kohë më parë qarkullonin zëra se Google Goggle për telefonat Android ishte duke pregaditur një opcion që të mund të përkthehej teksti nga fotot. Tani kjo është bërë realitet...

Kohë më parë qarkullonin zëra se Google Goggle për telefonat Android ishte duke pregaditur një opcion që të mund të përkthehej teksti nga fotot. Tani kjo është bërë realitet Google Goggle përmban një aplikacion që mundëson që një tekst i caktuar nga nje fotografi të mund të përkthehet.Goggle është një makinë kërkuese e telefonave me Android nga Google. Kjo mundësi përkthimi tani vërtet do ti ndihmojë turistët të cilët udhëtojn nëpër vende të ndryshme.

Ata mund të përkthejn tekste nga fotografit në gjuhë të ndryshme. Përkthimi i tekstit nga fotografit është testuar në Gjermani. Google ka integruar mundësin e përkthimit tek Goggle pasi testimi i përkthimit nga gjermanishtja rezultoi i suksesshëm. Përkthimi mund të bëhet edhe në gjuhë të tjera si gjuha spanjolle,italiane,angleze dhe ajo franceze.

Përkthimi bëhet në menyrë shumë të lehtë. Pasi ta keni fotografinë në të cilën gjendet teksti që doni ta përktheni ju duhet që ta selektoni tekstin nga ajo fotografi që doni ta përktheni dhe ta vendosni në Goggle për përkthim. Google Goggle aplikacioni pasi ta analizoj tekstin nga fotografia do ta përkthej atë tekst në gjuhën që ju dëshironi.

RELATED BY