Google Analytics në kohë reale

Google Analytics një nga projektet më të sukseshme të Google, më në fund u pasurua edhe me mundësinë për ndjekjen e rezultateve në kohë reale. Më përmisimin e këtij...

Google Analytics një nga projektet më të sukseshme të Google, më në fund u pasurua edhe me mundësinë për ndjekjen e rezultateve në kohë reale. Më përmisimin e këtij shërbimi, Google sërisht planifikon të shkund konkurencën kur bëhet fjalë për ueb analitikën.

Google Analytics deri më tash ofronte rezultate mjaft të sakta kur bëhet fjalë, se sa trafik ka një faqe e caktuar, por deri tani ky shërbim kishte nevoj për së paku një orë minimum për tu shfaqur shumica e rezultateve, kurse deri në 24 orë për rezultate të plota. Me opsionin e ri për ndjekjen e trafikut të ueb faqeve në kohë reale, përdoruesit tani nuk do të duhet të përdorin më shum mjete për ueb analitycs nëse dëshirojnë të fitojnë rezultate në kohë reale. Kjo mundësi do të shfaqet gradualisht në javët e ardhëshme në Google Analytics.

Përveç këtij opsioni, Google vendosi të lansojë dhe premium verzion për Google Analytics i cili do të ofrojë opsione shumë më të avancuara. Përdoruesit e verzionit premium do të fitojnë trajnim të veçantë, administratorë, si dhe mbështetje 24 orë nga specialistë të kompanisë Google. Kuptohet nëse dëshironi të keni një verzion premium të Google Analytics do të duhet të paguani, 150,000 dollarë në vit./itshqip

 

RELATED BY