Google+ arriti në 10 milionë përdorues?

Google+ ka 10 milionë përdorues, me 2.2 milionë përdorues të rinjë vetëm 34 orët e fundit, thotë Poll Alen i cili me një metodologji interesante llogariti përdoruesit në rrjetin...

Google+ ka 10 milionë përdorues, me 2.2 milionë përdorues të rinjë vetëm 34 orët e fundit, thotë Poll Alen i cili me një metodologji interesante llogariti përdoruesit në rrjetin më të ri social. Ai duke shfrytëzuar regjistrimin e popullsisë amerikan kishte krahasuar mbiemrat nga regjistrimi i popullsisë me ato në rrjetin social, për të arritur deri tek përqindja e shtetasve amerikan në Google+. Ai llogariti se ka 2.12 përdorues jo-amerikan për çdo amerikan, duke ardhur kështu në një numër prej 9.5 milionë përdorues.

Kjo ishte para 24 orëve. Marrur parasysh se rrjeti është në rritje të shpejtë, Google lehtë mund të kalon 10 milionë deri në fund të ditës(nese tash më nuk e kaluar). Numri duket edhe akoma më interesant nëse dihet se rrjeti nuk është publik, më sakt funksionon me ndihmën e ftesave(ang. invites), dhe këto ftesa dërgohen vetëm kur Google të lejojë që vetë përdoruesit të dërgojnë deri tek përdoruesit tjerë për tu kyqur në rrjetin. Kjo puna e “ftesave” është sepse Google+ akoma është në fazën e testimit.

Megjithatë, për shkak që flasim për Google, një kompani e cila ka mbi 1 milijardë vizita në muaj, me shërbime si Gmail dhe qindra milionë përdorues, 10 milionë mund të mos na duken edhe aq impresive. Gjithashtu na mbetet të potencojmë se konkurenti kryesor Facebook ka 75 herë më shumë përdorues se Google+, dhe ky lajm mund të mos na duket shum argëtuese për tu lexuar. Por mos të harrojmë se Google+ është lëshuar vetëm para 1 muaji, në funksion.

Kur jemi tek tema e Google+ dhe Facebook, ja një infografik interesant nga Technobombs për dallimet në mes dy rrjeteve sociale./itshqip

RELATED BY