Google bleu PushLife

Google bleu Pushlife për 25 milionë dollarë, një kompani e cila zhvillon softuer për sinkronizim mobil multimedial, e cila mund të përshtatet shum bukur në planet e Google për...

Google bleu Pushlife për 25 milionë dollarë, një kompani e cila zhvillon softuer për sinkronizim mobil multimedial, e cila mund të përshtatet shum bukur në planet e Google për të publikuar shërbime për platforma muzikore.

Pushlife, e cila krijon aplikacione për Android dhe Blackberry, mundëson organizim multimedial: video, audio, lojra, fotografi, ringtones, dhe mund të sinkronizon gjithashtu iTunes dhe Windows Media Player, ka dhe integrim shoqëror me Last.fm dhe Twitter, kurse ka dhe të integruar dyqan për muzikë.

Në princip Pushlife posedon atë me të cilën Google shum lehtë mund të ndërton shërbimin e saj muzikor për Android, duke mbushur gjithashtu atë edhe me striming të muzikave përmes telefonave mobil dhe me këtë të bëhet një konkurent direkt i iTunes dhe Amazon Cloud Player./itshqip

RELATED BY