Google braktis kodet QR në Google Places

Google edhe zyrtarisht i ka braktisur kodet QR në Google Places, duke shpallur vendimin për futjen e këtyre kodeve si të dështuar. “Përdoruesit tani më nuk do të takojnë...

Google edhe zyrtarisht i ka braktisur kodet QR në Google Places, duke shpallur vendimin për futjen e këtyre kodeve si të dështuar.

“Përdoruesit tani më nuk do të takojnë kodet e vetme QR në llogarit e tyre tek Places. Ne kemi shqyrtuar disa mundësi tjera për të ju mundësuar përdoruesve më shpejtë dhe më lehtë të gjejnë informacione për bizniset lokale nga telefonat e tyre.”, thotë Google për Blumenthal.

Kur Google njoftuan përdorimin e QR kodeve në Google Places, gjiganti në internet dërgoi mijra pllakata ngjitëse me qëllim që të ngjiten ato nëpër dritaret e dyqaneve. Por sipas hulumtimit të tyre, ky eksperiment nuk ka shkuar edhe aq mir, më sakt nuk ishte pranuar edhe aq mirë nga përdoruesit, dhe për këtë qëllim është dashur ta shpallin si të dështuar këtë punën e QR kodeve.

Google ndoshta do të kthehet kah NFC(Near Field Communication) e cila është një ide premtuese në botën e marketingut dhe komunikimit./itshqip.com

RELATED BY