Google Chrome feston tre-vjetorin

Shfletuesi Google Chrome ka nisur të përdoret nga përdoruesit tri vjet më parë, ndërsa kompania ka postuar në ditarin e saj një infografikë interaktive dhe një listë të përmirësimeve...

Shfletuesi Google Chrome ka nisur të përdoret nga përdoruesit tri vjet më parë, ndërsa kompania ka postuar në ditarin e saj një infografikë interaktive dhe një listë të përmirësimeve në Chrome.

Google ka me tepër arsye të festoj se sa një ditëlindje, sepse shfletuesi Google Chrome ka pësuar një rritje në përqindje kundër shfletuesve tjerë, Chrome ka në dispozicion 15 për qind të tregut global, e në disa tregje tjera si Britania e Madhe, ajo ka kaluar shfletuesin Mozilla Firefox, për t’u bërë shfletuesi i dytë, pas Internet Explorer të Microsoft.

Infografika e Google tregon se si tregu i shfletuesve ka evoluar me kalimin e 15 apo më shumë viteve, duke theksuar novacionet kryesore që kanë ndodhur gjatë rrugës (shumë prej të cilave janë të fokusuara në tri vitet e Google në hapësirë).

Pasi që Google Chrome ka grumbulluar shumë përdorues, e sidomos tek shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, ku sipas disa statisikave thuhet se Chrome është shfletuesi më i përdorur në Shqipëri dhe Kosovë, shfrytëzojmë rastin dhe ia urojmë ditëlindjen e tretë Google Chrome-t në emër të stafit dhe te të gjithë anëtarëve të itshqip.

Çfarë mendoni, cili ka qenë kontributi më i rëndësishëm i shfletuesit Chrome në tregun e shfletuesve në këto tri vite të ekzistencës së tij? Na tregoni në komente./itshqip

RELATED BY