Google do blej WhatsApp?

Sipas disa raporteve, Google është në bisedime për të blerë njërin prej aplikacioneve më të popullarizuara për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, ku thuhet se i është ofruar rreth 1...

Google do blej WhatsApp ITshqip

Sipas disa raporteve, Google është në bisedime për të blerë njërin prej aplikacioneve më të popullarizuara për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, ku thuhet se i është ofruar rreth 1 miliard dollarë.

Kjo është thuajse e njohur pasi që Facebook është interesuar për ta blerë WhatsApp-in gjatë fundit të vitit të kaluar por çmimi nuk është publikuar asnjëherë. Ndërsa në qoftë se 1 miliardë është shifër korrekte, atëherë edhe WhatsApp do të jetë në rang të njëjtë si Instagram, i cili është blerë nga Facebook-u vitin e kaluar.

WhatsApp është njëri prej aplikacioneve më të popullarizuara për dërgimin e mesazheve i cili iu lejon përdoruesve të dërgojnë mesazhe falas në platformat mobile. Ky aplikacion është lansuar së pari në vitin 2009 dhe ka arritur miliona përdorues, dhe tani është aktualisht në vendin e parë në App Store ndërsa është shkarkuar më shumë se 100 milionë herë në Google Play.

Google një muaj më parë kishte kontaktuar WhatsApp-in për të biseduar rreth blerjes së këtij aplikacioni por ende nuk dihet qartë se sa janë serioze bisedimit. /ITshqip

RELATED BY