Google do mbyll Latitude më 9 Gusht

Google ka njoftuar se do mbyll shërbimin e tij Latitude në muajin e ardhshëm. Gjërat nuk duken edhe aq mirë për këtë shërbim pasi që versioni i fundit i...

Google do mbyll Latitude më 9 GushtGoogle ka njoftuar se do mbyll shërbimin e tij Latitude në muajin e ardhshëm.

Gjërat nuk duken edhe aq mirë për këtë shërbim pasi që versioni i fundit i Google Maps nuk përfshin shërbimin e vendndodhjes.

Google solli përditësimet për Google Maps në Android të enjtën dhe njoftoi se së shpejti do vijnë edhe për iOS.

Latitude është një shërbim për të treguar vendin se ku gjendeni dhe iu lejon përdoruesve të shikojnë edhe vendin se ku gjendën miqtë e tyre nëse edhe ata përdorin këtë shërbim.

Google njoftoi se do mbyll këtë shërbim duke iu derguar mesazhe në e-mail përdoruesve të tij. Latitude do mbyllet më 9 Gusht bazuar në mesazhin e dërguar nga Google në e-mail.

Kohëve të fundit kompania shtoi funksionin tek Google+ për shpërndarjen e vendndodhjes në pajisjet me Android. Ky funksion do jetë në dispozicion edhe për iOS së shpejti, deklaroi kompania.

Google lëshoi Latitude si një aplikacion të pavarur në iOS në Dhjetor të vitit 2010, dhe disa vite më vonë solli  edhe përditësimet për këtë shërbim. Sidoqoftë, Google  tani ka vendosur ta mbyll aplikacionin në datën e cekur më lartë./itShqip

RELATED BY