Google do të indeksojë komentet e Facebook

Google ka ndërmend të indeksojë të gjitha komentet e Facebook në rezultatet e kërkimit. Ky veprim do të shfaqë të gjitha komentet që kanë lidhje me termin e kërkuar...

Google ka ndërmend të indeksojë të gjitha komentet e Facebook në rezultatet e kërkimit. Ky veprim do të shfaqë të gjitha komentet që kanë lidhje me termin e kërkuar në Google.

Këtu nuk futen vetëm komentet e Facebook, por edhe komentet e faqeve të ndryshme të internetit që ndoshta edhe do të luajnë rol në renditjen faqeve në Google.

Më parë, motorët e kërkimit nuk kishin mundësi të lexonin komentet e Facebook, Disqus apo Intense Debate pasi që nuk ishte lehtë të lexoheshin automatikisht.

Tani, mjetet e internetit që do të përdorë Google do ta mundësojnë leximin e komenteve automatikisht dhe me lehtë duke përdorur Facebook Connect si shtojcë në faqet e internetit, poashtu edhe shumë shërbime tjera ekuivalente.

Ky veprim do të mundësoj gjetjen e një bisede të bërë më parë. Kërko pyetje në Google, duke përdorur terma si “commenter name”, “emri i komentuesit”, të tilla kërkime do të sjellin deri tek komentet e bëra në web nga individë të ndryshëm kohë më parë./itshqip

RELATED BY