Google do të punojë me LG në tabletin Nexus

Sipas Eldar Murtazin i cili është i njohur si personi i cili merr informatat para gjithë të tjerëve, Google së bashku me LG janë duke punuar në një tablet...

Sipas Eldar Murtazin i cili është i njohur si personi i cili merr informatat para gjithë të tjerëve, Google së bashku me LG janë duke punuar në një tablet të ri Nexus me Honeycomb platformën e cila do të lansohet këtë verë.

Versioni i ri i Honeycomb do të prezantohet dhe do të jetë në dispozicion në tregun vetëm në momentin kur Google do të publikon tabletin e sajë të brenduar në bashkëpunim me LG. Përveç kësaj, në raportin e z. Murtazin, thuhet se gjithashtu Google nuk do të lejojë që tabletët të cilët kanë Android 2.x në të ardhmen të bëhen upgrade në Honeycomb, më saktë nëse ndonjë partner harduerik lanson ndonjë tabletë me version më të vjetër të Android, nuk do të mund të kalojë pastaj në Honeycomb. Google gjithashtu kishte “mbyllur” Honeycomb nga frika se ky OS i krijuar për tabletë mund të përdoret edhe për pajisjet mobile.

Google tableti i brenduar duhet të jetë konkurrencë serioze e iPad i cili për momentin dominonë pothuajse tërësisht në tregun e tabletëve./itshqip.com

RELATED BY