Google do t’ju shpjegojë pse reklamat ju targetojnë

Google njoftoi se do të ofrojë më shumë transparencë për sistemin e reklamave, dhe me këtë do t’ju mundësojë përse reklama të caktuara do të shfaqen si rezultate gjatë...

Google njoftoi se do të ofrojë më shumë transparencë për sistemin e reklamave, dhe me këtë do t’ju mundësojë përse reklama të caktuara do të shfaqen si rezultate gjatë kërkimeve tuaja, si dhe në profilin e  Gmail.

Me ridizajnimin e Gmail vjen edhe opsionin Why these ads, i cili mund të gjindet tek çdo reklamë e cila do të shfaqet në Gmail ose tek rezultatet e kërkimeve të Google. Me klikim në këtë link, mund të gjinden informacionet për atë reklamë e cila është shfaqur dhe sa ajo është e personalizuar. Sipas blogut të Google, kombinimi do të shfaqet në ato reklama të cilat më shum ju konvenojnë juve. Me këto reklama, Google dëshiron t’ju ndihmojë përdoruesve që sa më shpejtë të gjejnë atë çfar kërkojnë.

Përdoruesit gjithashtu mund të udhëheqin opsionin Ads Preferences Manager dhe të bëjnë disa ndryshime me qëllim që të përmisojnë reklamat të cilët ju shfaqen. Kështu që mund të bllokohen reklamat për të cilat nuk jeni të interesuar, ose plotësisht të ndalni sistemin e personalizimit të reklamave./itshqip

RELATED BY