Google Drive, në prill?

Ne kemi dëgjuar thashetheme për lansimin shërbimit të ri të Google bazuar në shërbimin e saj të magazinimit, Google Drive. Këtë herë sipas burimeve të GigaOM, Google ka në...


Ne kemi dëgjuar thashetheme për lansimin shërbimit të ri të Google bazuar në shërbimin e saj të magazinimit, Google Drive. Këtë herë sipas burimeve të GigaOM, Google ka në plan të lansoj Google Drive në javën e parë të muajit prill.

Eshtë thënë që shërbimi do të ofroj 5GB hapësirë të magazinimit, dhe do ketë një ndërfaqe të ngjashme me Google Docs. Burimet kanë përmendur gjithashtu se janë të impresionuar më atë që kanë parë deri tani.

Google Drive do jetë diçka i ngjashmëm më shërbimin aktual Dropbox.

Si zakonisht, ne nuk mund ta verifikojmë as këtë thashetheme, kështu që na mbetet vetëm të presim dhe të shohim rezultatet. Java e parë e prillit është vetëm edhe disa ditë larg, kështu që nuk na mbetet të presim edhe shumë nëse thashethemet rezultojnë të vërteta./itshqip

RELATED BY