Google+ fitoi opsionin për injorimin e kontakteve.

Google+ prezantoi një funksion të ri që do t’ju lejojë të shikoni përmbajtje vetëm nga persona të caktuar, duke mos qenë të detyruar që ti bllokoni ato kontakte të...

Google+ prezantoi një funksion të ri që do t’ju lejojë të shikoni përmbajtje vetëm nga persona të caktuar, duke mos qenë të detyruar që ti bllokoni ato kontakte të cilat nuk ju pëlqejne. Bëhet fjale për opsionin Ignore, përdorimi i së cilës do t’ju mundësojë që në faqem tuaj të mos shfaqen përmbajtje nga kontaktet të cilat nuk ju pëlqejnë , megjithatë gjërat qe ju i shpërndani do të jenë ne dispozicionin e tyre.

Pasi që të injoroni ndonjë kontakt, ju nuk do ti shihni postimet e tyre, nuk do të jeni të njoftuar për aktivitet e tyre aq më pak ti shihni në qarqet tuaja.. Kuptohet kontaktet e injoruara do të mund ti shohin postimet tuaja, dhe do të mundë të komentojnë mbi ta. Ky opsion do të jetë më së e dobishëm për personat e famshëm, që me siguri nuk do të donin të komunikojnë me fansat e tyre.

Ky opsion ende nuk është në dispozicion në të gjitha profilet, mirpo do të shfaqet në të ardhmen.. Përderisa tani më e keni këtë opcion dhe doni që të injoroni ndonjërin nga kontaktet, drejtohuni ne Incoming, dhe shtypni në opcionin Ignore e cila duhet të jetë në anën e djathtë të emrit të kontaktit që ju doni të injoroni. Gjithashtu ju mund riinjoroni edhe numër të madh të kontakteve.Për ta bërë këtë drejtohuni në qarqet tuaja, klikoni në thënien ” People who’ve added you” selektoni kontaktet që ju doni të injoroni dhe pastaj klikoni “Ignore”

Përderisa e gjithë kjo ju duket e komplikuar, ju mund të vazhdoni duke përdorur opcionin e vjetër ,thjesht ti bllokoni ato që nuk ju pëlqejnë. Me bllokimin e kontakteve të caktuar ju i fshini terësisht nga qarqet tuaja . Në rrjedhën tuaj nuk do të ju paraqiten përmbajtjet të cilat ato i shpërndajnë, dhe në rrjedhën e tyre nuk do të ju paraqiten përmbajtjet që ju shpërndani dhe nuk do të mund të komentojne mbi të./itshqip

RELATED BY