Google fut në përdorim kërkim të Enkriptuar.

Prej tani ju mund të përdorni kërkim të ekriptuar nga  Google. Me këtë shërbim jeni më të sigurt, dhe informacionet e juaja mbeten tuaja, dhe nuk mund të mblidhen...

Prej tani ju mund të përdorni kërkim të ekriptuar nga  Google. Me këtë shërbim jeni më të sigurt, dhe informacionet e juaja mbeten tuaja, dhe nuk mund të mblidhen  në ndonjë faqe interneti. Ky shërbim ndodhet tek https://www.google.com .

Secure Sockets Layer (SSL) lidhja, i njohur me httpS ne adresen e faqes, i shifron rezultat e kërkimit qe fitoni nga ky shërbim, dhe me këtë ju mbron që mos të pësoni ndonjë dëm, dhe  informacionet qe ju i merrni të mos ndjeken nga dikush tjetër, faqe/bota/provajder.

“Kur ju kërkoni https://www.google.com, krijohet një lidhje e koduar në mes shletuesit tuaj dhe Google. Kjo lidhje ndihmon që të sigurohen rezultatet e kërkimeve, dhe nuk mund të kapen nga palët e treta në rrjetin tuaj. Ky shërbim përfish logo simbolike për të ju ndihmuar të identifikoni qw po shletoni në mënyrë të sigurt duke përdorur SSL, dhe që mund të sjellë rezultate të ndryshme dhe të sigurta, por  gjithmon kuptohet mos harroni  të shtypni https në shfletuesin tuaj (https://www.google.com/).” shkruan Google, në një blog post.

Shërbimi siç tha Google aktualisht është ne fazën Beta, dhe është duke u testuar, janë zbuluar disa gabime, që ndonjëherë nuk transferohet tek https adresa.

Google edhe më tej do të vazhdojë të mbledhë informata të caktuara për të përmisuar rezulatet dhe të ofron shërbime më të mira.

Categories
Lajme

Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruaj, është një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.
2 Comments on this post.
  • arbnori
    23 May 2010 at 11:22
    Leave a Reply

    Nuk po mundem ta kuptoj kete sherbim,ju lutem te ma shpjegoni me ndonje hollsi

  • Morina
    24 May 2010 at 02:01
    Leave a Reply

    @ arbnori, ky sherbim eshte psh nese ti kerkon "itshqip.com" te dhenat qe do shtypesh ne kete faqe, do shifrohen, dhe ndonje person i trete, qoft ndonje virus, bot, ose ndonje faqe tjeter, mos te ket mundesi te zbulon se ju cfar keni kerkuar ne google, nese shtyypni ne kete sherbim "itshqip.com" ky link do shifrohet dhe do behet "2SS$S!DL#!KLX#". Nuk e di sa po kupton.

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY