Google gjobitet për shkelje të privatësisë

Mbikqyerësi për mbrojtjen e të dhënave të Spanjës urdhëroi gjigantin nga SHBA-ja, Google, të paguaj një gjobë prej 1226.68 dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve. Po ashtu, më...

Google gjobitet për shkelje të privatësisë

Mbikqyerësi për mbrojtjen e të dhënave të Spanjës urdhëroi gjigantin nga SHBA-ja, Google, të paguaj një gjobë prej 1226.68 dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Po ashtu, më parë është raporutar se Google kishte shkelur ligjet gjermane, ndërsa tani është duke hasur edhe në shumë probleme të tjera për shkak politikës së saj problematike ndaj privatësisë.

Autoritetet spanjolle shqiptuan dënimin pasi që Google ndryshoi rregullat dhe filloi të kombinojë informatat personale përmes shërbimit të tyre. Gjithashtu thuhet se është dhënë gjoba maksimale e mundur për një firm e cila thyen rregullat e privatësisë.

Përveq autoriteteve spanjolle, problem të tillë kanë edhe vendet e tjera si Holanda dhe Franca që pritet se do gjobitin gjigantin Google për të njëjtat arsyje.

Gjiganti i kërkimit tani mund të përballet me organet evropiane për mbrojtjen e të dhënave./itShqip

 

RELATED BY