“Google Glass” shkaktojnë dhimbje koke

Chris Barrett ishte njëri nga personat e parë që kishin marrë Google Glass. Ai është gjithashtu personi i parë që me sukses ishte futur brenda në një kazino me këto syze dhe...

xl_Google-Glass-6-624
Chris Barrett ishte njëri nga personat e parë që kishin marrë Google Glass. Ai është gjithashtu personi i parë që me sukses ishte futur brenda në një kazino me këto syze dhe kishte arritur që duke përdorur ato të xhironte një arrestim.

” Gjatë javës së parë të përdorimit të syzeve filluan dhimbjet e para të kokës, ” tha Barrett për CNET .
” Unë i mbaja syzet çdo ditë , gjatë tërë ditës , në qytet , në dyqane , kur vozitja makinën por edhe në zyrën time . “

” Nuk i largoja syzet as edhe për një minutë të vetëm .”

” Në ditën e dytë të përdorimit të syzeve, fillova të shfletoja në Google gjithçka që mundesha , impresionohesha me risitë që kishin syzet , demonstroja për miqtë , bëja foto dhe video .”

” Pas disa orësh të përdorimit të syzeve , filluan dhimbjet e kokës.”

” Unë zakonisht nuk kam dhimbje koke . Mendova se ndoshta dhimbjet vinin për shkak se isha i lodhur , kështu që vendosa të shkoj për të fjetur. ”

Chris Barrett thotë se dhimbjet e kokës u paraqitën përsëri rreth katër ose pesë javë më vonë . Atë ditë kishte të vendosura syzet për më se tetë orë.

Sipas Barrett , dhimbjet e kokës kësaj radhe ishin shumë më të mëdha se herën e parë. ”

Barrett është i mendimit se syzet nga Google janë shkaktari kryesor i dhimbjeve të kokës .

Kur ai vendosi që të hulumtonte nëse ai ishte i vetmi që kishte këto probleme, zbuloi se edhe disa nga përdoruesit e tjerë të këtyre syzeve kishin probleme të tilla.

Por Google mohon se syzet e saja shkaktojnë dhimbje koke .

” Sigurisht , shëndeti dhe siguria kanë qenë tepër të rëndësishme për ekipin e zhvillimit të syzeve , ” tha një zëdhënës i Google për CNET .

” Ne kemi punuar me specialist të syve që nga fillimi për tu siguruar që syzet janë të sigurta për përdorim .”

Kompania gjithashtu shtoi se çdo përdorues që i shfaqen probleme të ndryshme gjatë përdorimit të syzeve të lajmëroj kompaninë në mënyrë që të zgjidhin ato probleme .

RELATED BY