Google investon 80 milionë dollar në fushën e energjisë

Google ka investuar 80 milionë dollarë për krijimin e gjashtë centraleve të reja solare/diellore në Kaliforni dhe Arizonë në mënyrë që të sigurojë energji të mjaftueshme elektrike për 17.000...

Google investon 80 milionë dollar në fushën e energjisë

Google ka investuar 80 milionë dollarë për krijimin e gjashtë centraleve të reja solare/diellore në Kaliforni dhe Arizonë në mënyrë që të sigurojë energji të mjaftueshme elektrike për 17.000 shtëpi në Shtetet e Bashkuara.

Ky është investimi i 14 që kompania Google ka bërë në fushën e energjisë. Kompania deri tani ka dhuruar më shumë se 1 miliardë  dollarë që prej vitit 2010 sa i përket projekteve solare dhe atyre me anë të erës.

Bazuar në postimin e bërë nga Google, projektet kanë një kapacitet të kombinuar prej 106 megavat, ndërsa përmes qymyrit mund të prodhohet energji 600-700 megavat, përmes centraleve bërthamore  900-1300 megavat.

Google aktualisht merr 33 përqind e energjisë nga burimet e saj të rinovuara por shpreson që të merrë 100 përqind të energjisë në disa pika./itShqip

RELATED BY