Google ka akuzuar Microsoft për kopjim të rezultateve.

Google thotë se Bing “spiunon” se çfar përdoruesit kërkojnë në Google, faqet të cilat i zgjedhin nga zgjedhja e ofruar dhe pastaj i përdorin ato informacione në favor të...

Google thotë se Bing “spiunon” se çfar përdoruesit kërkojnë në Google, faqet të cilat i zgjedhin nga zgjedhja e ofruar dhe pastaj i përdorin ato informacione në favor të tyre, ose për të përmisuar rezultatet e saja të kërkimit.

Google u bë e dyshimt disa muaj më parë, dhe kishte nisur “aksion për zbulim të dyshimeve të saja”, ku në mënyrë manuale kishte futur parametra të pakuptimtë në kërkuesin e saj(google.com), dhe më pas ishin siguruar në dyshimet e tyre, kur kishin parë që e njejta fjalë, shfaqet edhe në Bing.com.

Ja disa shembuj:

Fjala hiybbprqaq:
Google:


Bing:

Fjala  mbzrxpgjys, (rezultate të cilat tani më janë ndryshuar, fjala u bë lajm):
Google:


Bing:

Tani ju mund të pyesni, nga ku Google e din që po ata janë të parët? E këtu del në dritë ideja e tyre për strategjin e krijuar: para se të fillojnë të “spiunojnë” Bing, rezultatet për këto fjale ishin plotësisht të ndryshme. Google manualisht ka ndryshuar rezultatet për këto fjalë, që pastaj rezultatet të dalin të parat për fjalët e ofruara, kurse pas 2 jave Bing ishte kapur në kurth: kur edhe në Bing janë shfaqur rezultatet e lartëpërmendur!

Por si bëhet kjo gjë?

Google nuk janë të sigurt, por mendojnë se kjo bëhet përmes Internet Explorer dhe shtojcat e tyre. Për Shembull:

Suggested Sites – politika e tyre private thotë se mbledhin të dhëna për aktivitetin tuaj në internet, që përfshinë edhe atë cfar kërkoni nëpër shfletuesit;
Bing Toolbar – e cila gjithashtu mbledh informacione “për të përmisuar përvojën tuaj”, në internet.

Ky incident ka hedhur nën hije Bing i cili është dashur të jetë temë në kryesore në Fasight 2011: Beyid the search box, ngjarjen e sponzoruar nga Microsoft dhe Bing Think, ku inxhinieri kopjuterik për softuer për kërkime në Google, Met Kats, hapi disktimin duke kërkuar koment nga nënkryetari i Microsoft, Hari Shum. Kjo sigurisht ishte kundër PR idesë së Microsoft për të nxjerë Bing si motor kërkimi inovativ dhe konkurues.

Nuk mund të thuhet se është diçka ilegale, por nuk është fer. Në vend se inovacioni dhe përparimi i algoritmeve për sortim të cilat i përdorin motorët e kërkimit, Bing vendosi ta bëjë këtë në mënyrën më të lehtë, dhe të kopjonë nga konkurenca më e sukseshme.

Microsoft dhe Hari Shum kanë mohuar akuzat se vjedhin informacione nga Google, dhe thonë se ato informacione që mbledhin nga përdoruesit nuk janë për këtë qëllim./itshqip.com

RELATED BY