Google krijon një tabletë të veçantë për qendrat e trajtimit të Ebola-së

Qendrat e trajtimit për sëmundjet ajrore si Ebola padyshim që janë raste që duhet merrur seriozisht. Aty duhet të jetë e mbyllur gjithçka dhe doktorët apo shkencëtarët që punojnë me pacientët duhet të posedojnë veshje speciale pasi që rregullat për kontroll janë strikte.

Pasi që edhe qendrat për të hyrë a po dalur jashtë janë në kontroll të rreptë, komunikimi me njerëzit jashtë qendrave është i vështirë. Një problem të tillë e ka pasur një qendër në Magburaka, ku doktorët duhej të merrnin disi informacionet përmes një letre pastaj ta shkatërronin atë letër, transmeton ITshqip.com. Megjithatë, gjigandi kërkimor Google ka krijuar një pajisje të veçantë për ambiente të tilla.

Google krijon një tabletë të veçantë për qendrat e trajtimit të Ebola

Tableta e krijuar nga Google është e mbështjellur nga polikarbonati, i cili mund të laget në klor dhe të merret tërësisht në objektin e sigurtë. Pajisja ka rrjetin pa tela për komunikim me një server lokal që përdor bateritë duke mundësuar kështu komunikimin ndërmjet njerëzve që gjendet brenda dhe jashtë zonave të rrezikshme, madje edhe në vendet ku nuk ka rrjet komunikimi.

Për tabletën deri tani nuk ka më shumë njohuri, por shpresojmë që Google të prodhojë më shumë tableta të tillë që mund të përdoren në mjedise ku rreziku është i lartë./itShqip

Related Posts