Google lanson konkursin për zhvillimin e sistemit të energjisë së lirë solare

Google ka lansuar Little Red Box Challenge, një konkurs që ka të bëjë me ndërtimin e sistemeve të vogla inverter të energjisë solare me një çmim prej 1 milionë...

Google lanson konkursin për zhvillimin e sistemit të energjisë së lirë solare

Google ka lansuar Little Red Box Challenge, një konkurs që ka të bëjë me ndërtimin e sistemeve të vogla inverter të energjisë solare me një çmim prej 1 milionë dollarë për inventorin që deshifron problemin.

Në një mbledhje me presidentin Obama për të ardhmën e energjisë solare, Google morri shancën për prezantimin e Little Red Box Challenge, një garë për një ndërtim të vogël dhe të lirë për përdorimin e sistemeve të energjisë solare.

Panelet solare kanë filluar të bëhen qdo herë e më të lira dhe më efektive viteve të fundit, por është vështirë të themi të njëjtën gjë për pjesën e sistemit që konverton energjinë direkt nga dielli në energji alternative që është e përshtatshme për rrjet elektrik.

Google është duke kërkuar të gjej problemin duke dhuruar një shumë prej 1 milionë dollar tek personi që krijon komplet inverterin.

Google paralajmëron se nuk do të jetë e lehtë, perderisa dikush krijon kutin e vogël që prodhon energji  e cila është ekologjike dhe mund të arrijë edhe  tek vendet që aktualisht është ende jopraktike.

“Kjo garë  është njëra prej përpjekjeve të kompanisë Google për avancimin e një energji të pastër. Ne kemi një qëllim për të furnizuar sistemet tona me energji 100% të ripërtëritshme ” sqaroi Google.

Gjithashtu Google tha se është angazhuar me mbi 1 miliardë dollarë në 16 projekte të energjisë së ripërtëritshme rreth botës./itShqip

RELATED BY