Google Maps me dizajn të ri në Android

Google ka përditësuar hartat për pajisjet me sistem operativ Andorid duke shtuar disa funksione të reja përfshirë edhe dizajnin e ri të aplikacionit. Versioni i ri për smartphone dhe...

Google Maps me dizajn të ri në Andorid ITshqip

Google ka përditësuar hartat për pajisjet me sistem operativ Andorid duke shtuar disa funksione të reja përfshirë edhe dizajnin e ri të aplikacionit.

Versioni i ri për smartphone dhe tableta ka një ndërfaqe të pastër që është e njejtë me versionin në iPhone që është lansuar në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.

Karakteristikat e tjera përfshijnë zgjerimin e nevigacionit me disa përditësime të trafikut, raportet për incidente dhe qarkullimin e trafikut. Përfundimisht, ky aplikacion ofron një mënyrë të re për të zbuluar apo shfletuar pikat lokale që dëshironi.

Google Maps pritet të debutojë në javën e ardhshme në pajisjet me Android 4.0.3 apo ndonjë version më të ri./itShqip

RELATED BY