Google: Mbi 190 milionë paisje me Android

Nëse keni pyetur veten ndonjëherë se sa paisje përdorin sistemin operativ Android, atëherë Google pa publikuar një përgjigje për ju. Google ka lëshuar një raport, ku CEO i kompanisë...

Nëse keni pyetur veten ndonjëherë se sa paisje përdorin sistemin operativ Android, atëherë Google pa publikuar një përgjigje për ju. Google ka lëshuar një raport, ku CEO i kompanisë Larry Page ka shpalosur detaje të ndryshme, ndër të cilat është edhe suksesi i Android, i cili është i aktivizuar në me më shumë se 190 milionë paisje.

Tani shumica e gjërave janë sqaruar, por ende nuk mund të thuhet se Google ka gjetur përdorim tek të gjitha paisjet e kompanive të ndryshme me sistemin e vet operativ Android siç është konkurrenti kryesor i Android, sistemi operativ i Apple iOS. Por prapë së prapë këto janë lajme të mira për kompaninë Google.

Fakte tjera interesante nga raporti përfshijnë edhe rrjetin e ri social Google+, i cili ka kaluar 43 milionë përdorues dhe ka ende rrugë për të bërë deri tek 800 milionët e Facebook’ut, por duhet pasur parasysh se Google+ është hapur që disa muaj, ndërsa Facebook ka mbushur 5 vite që nga fillimi i tij./itshqip

RELATED BY