Google+ me 90 milionë përdorues

Rrjeti social i gjigantit të internetit Google, Google+ ka arritur të grumbulloj plot 90 milionë përdorues, sipas CEO-s Larry Page. Para disa muajsh, Google+ ka prezantuar faqet e saja...


Rrjeti social i gjigantit të internetit Google, Google+ ka arritur të grumbulloj plot 90 milionë përdorues, sipas CEO-s Larry Page.

Para disa muajsh, Google+ ka prezantuar faqet e saja për të gjithë përdoruesit e interentit, dhe me këtë dhe shumë faktorë tjerë Google+ u rrit shumë shpejtë, sepse në dhjetor të vitit të kaluar Google+ kishte jo më shumë se 62 milionë përdorues.

Në një telefonatë të bërë të enjten me kryesuesit e Google, kompania nuk ka pranuar të tregoj asnjë detaj, gjithashtu nuk ka pranuar të tregoj se sa përdorues do të ketë Google+ në fund të vitit 2012.

Rrjeti social Google+ i lansuar në muajin qershor të vitit 2011, ka shfaqur një rritje mbresëlënëse, megjithatë Facebook është ende para Google+ me më shumë se 800 milionë përdorues dhe thuhet se rreth muajit gusht do grumbulloj plot 1 miliard përdorues./itshqip

RELATED BY