Google+, më dizajn të ri

Rrjeti social Google+ ka rifreskuar dizajnin dhe ka shtuar karakteristika të reja për përdoruesit e vetë. Përdoruesit e rregulltë të Google+ pasi që kanë parë dizajnin e ri kanë...

Kliko mbi foto për ta shikuar në madhesinë e plotë

Rrjeti social Google+ ka rifreskuar dizajnin dhe ka shtuar karakteristika të reja për përdoruesit e vetë. Përdoruesit e rregulltë të Google+ pasi që kanë parë dizajnin e ri kanë shkruar mendimet e tyre rreth dizajnit në rrjetet e tjera sociale si Twitter, Facebook etj.

Gjërat janë bërë të thjeshta tani në Google+, ky rrjet social ka fituar një rregullim të thjeshtë grafik, por shumë tërheqës. Mënyja kryesore gjendet në anën e majtë, Chati është i vendosur në anën e djathtë, gjithashtu është shtuar edhe funksioni “Trending on Google+,” i cili tregon se cilat fjalë po përdoren më shumë.

Dizajni i ri nuk është në dispozicion tek të gjithë, por ju duhet të jeni të durueshëm, sepse ardhja e tij varet edhe nga koha e hapjes së llogarisë tuaj./itshqip

RELATED BY