Google me përditësime të Android 4.3 në pajisjet Nexus

Google ka fillur të lëshojë përditësimet për pajisjet të variantit Nexus duke sjellur Android 4.3. Përditësimet janë në dispozicion për Nexus 4, Galaxy Nexus, Nexus 7 2012/13 dhe Nexus...

NEXUS UPDATE

Google ka fillur të lëshojë përditësimet për pajisjet të variantit Nexus duke sjellur Android 4.3. Përditësimet janë në dispozicion për Nexus 4, Galaxy Nexus, Nexus 7 2012/13 dhe Nexus 10.

Përditësimi do të përmirësoj numrin tuaj të ndërtimit duke e ndrruar atë nga JWR66V në JWR66Y. Ky përditësim me sasi 2MB nuk sjell ndonjë karakteristikë të re, por është më shumë një përditësim për sigurinë e pajisjes.

Nuk dihet ende nëse ky azhornim/përditësim sjell ndonjë përmirësim në performanca të pajisjes, por duke marrur parasysh madhësin e përditësimit kjo nuk duhet të pritur. Përdoruesit që kanë kaluar në Andorid 4.3 janë ankuar për disa probleme me përditësime, por shpresojmë se ky do jetë një azhornim i cili do i rregullojë ato.

Përditësimet e fundit kanë filluar të dalin dhe së shpejti do jetë në dispozicion edhe në pajisjet e tuaja që i përkasin variantit Nexus./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY