Google+ me përmirësime të reja (video)

Rrjeti social Google+ ka përgaditur edhe disa befasi të reja për përdoruesit. Google ka paraqitur një bandë të tërë të tipareve të reja për rrjetin e vet social për...


Rrjeti social Google+ ka përgaditur edhe disa befasi të reja për përdoruesit. Google ka paraqitur një bandë të tërë të tipareve të reja për rrjetin e vet social për ta bërë atë sa më të mirë.

Së pari, ju keni mundësi të zgjedhni të rejat që dëshironi të shfaqen në rrethin tuaj përmes kontrolluesit Slider. Kjo ju lejon të ndaloni ose të ulni marrjen e shumë të rejave që ju i merrni nga postimet e njerëzeve që postojnë çdo minutë.

Së dyti, Google+ ka ridizajnuar menynë e njoftimeve, e cila ju lejon të shikoni me lehtë përmbajtjen e atyre njoftimeve. Ju mund të shikoni postimet tuaja që janë rekomanduar përmes butonit +1 dhe mund të lexoni përmbajtjen pa pasur nevojë ta hapni lidhjen që dërgon tek postimi.

Google+ Pages janë përmirësuar – tani mund të shtoni deri në 50 administratorë në një faqe, njoftimet realje janë përmirësuar dhe numërimi i atyre që kanë shtuar faqen tuaj në rrathët e tyre.

Së fundi, Google+ ka përmirësuar shikimin e fotografive me anë të Lightboxit të ri, është bërë një sistem i ri navigacioni, lexim i lehtë i komenteve, ekran i plotë, një opsion i ri për etiketimin e fotove. Përdoruesit mund të redaktojnë fotografitë, duke shtuar objekte, tekst dhe opsione tjera. Disa nga këto përmirësime tashmë kanë arritur, e të tjerat priten të vijnë në ditët në vazhdim./itshqip

RELATED BY