Google+ mund të përdoret për sulme DDoS!

Një ekspert italian për siguri në internet ka zbuluar disa gabime në serverët e Google të cilat mund tu ndihmojnë atyre të kryejnë sulme masive DDoS. Simon Katrini, tester...

Një ekspert italian për siguri në internet ka zbuluar disa gabime në serverët e Google të cilat mund tu ndihmojnë atyre të kryejnë sulme masive DDoS. Simon Katrini, tester për infiltrim, i punësuar në një firmë për siguri AIR Sicurezza Informatica, zbuloi se serverët e Google ju mundësojnë hakerëve të përdorin ueb shfletuesin si proksi dhe të nxjerin informacione.

Simon Katrini ka zhvilluar dhe një skriptë e cila shfrytëzon trafikun e Google për të kryer sulme DDoS në çdo ueb faqe tjetër. Z.Katrini ka konktaktuar edhe Google për këtë problem, dhe pasi nuk mori ndonjë përgjigje kishte vendosur të zbulojë dobësinë për publikun më të gjerë. Të njejtin problem e kishte raportuar edhe Rajan Duharst, një student, i cili gjithashtu nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga Google.

Sipas Simon Katrini, është e mundur të kërkohet çdo lloj dokumenti, dhe Google+ do të marrë përsipër dhe do të tregojë të gjith përmbajtjen. Nëse paralelizohet numri i madhë i kërkesave, është e mundur të kryhet sulm DDoS në çdo ueb faqe duke përdorur Google. Z.Katrini në blogun e tijë gjithashtu thotë se ka arritur të nxjerë bendvid prej 91Mbps, edhe pse serveri i tijë merr vetëm 6Mbps./itshqip

RELATED BY