Google ndjek përdoruesit e Safari

Google është kritikuar sepse ka shkelur parametrat e sigurisë në shfletuesin Safari të Apple, në përpjekje për gjetjen e personave që përdorin Safar-in në Desktop dhe iPhone. Ky veprim...


Google është kritikuar sepse ka shkelur parametrat e sigurisë në shfletuesin Safari të Apple, në përpjekje për gjetjen e personave që përdorin Safar-in në Desktop dhe iPhone.

Ky veprim i qëllimshëm ka tërhequr patjetër kritika të ashpra nga përdoruesit, dhe Google nuk është i vetmi që e ka bërë këtë, gjithashtu tjera kompani kanë shfrytëzuar shtegun për ndjekjen e përdoruesve. Sipas Jonathan Mayer, studiues i pavarur në Universitetin e Stanfordit që zbuloi këtë fshehtësi nga Google tha se: “Të dhënat tona sugjerojnë se miliona përdorues janë ndjekur nga Google përmes shfletuesit Safari.”

Edhe Apple ka folur për këtë situatë, duke thënë: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa palë të treta kanë shmangur privatësinë e Safari-t, dhe ne jemi duke punuar për të vënë një ndalesë për ata që ndjekin përdoruesit.”

Google duhet të bëjë diçka për të fituar përsëri besimin e përdoruesve, e gjithashtu duhet të mendoj dhe të mos shkelë politikën e privatësisë. Të paktën të informoj përdoruesit që ata nuk janë të ndjekur, ose të ofroj ndonjë tjetër alternativë./itshqip

RELATED BY