Google nuk do të lejojë SHBA-në të kyçet në çdo kompjuter

Google ka kundërshtuar planin që i lejon qeverisë së Shteteve të Bashkuara të kenë mundësinë të futen në sistemin e të gjithë kompjuterëve në botë, duke paralajmëruar se kjo...

Google nuk do të lejojë SHBA-në të kyçet në çdo kompjuter

Google ka kundërshtuar planin që i lejon qeverisë së Shteteve të Bashkuara të kenë mundësinë të futen në sistemin e të gjithë kompjuterëve në botë, duke paralajmëruar se kjo do të krijonte një çështje komplekse.

Ndryshimi i propozuar do të lejonte një gjykatë brenda një rrethi të autorizoj krimin që ka ndodhur nga larg duke pasur akses në informacione elektronike, transmeton ITshqip.com. Megjithatë, Google paralajmëroi se kjo mund të lejohet vetëm në rast se vendndodhja e informacionet është e fshehur përmes mjeteve teknike që përdoren për fshehjen e IP adresave.

Departamenti amerikan i drejtësisë thotë se ky ndryshim i propozuar është i nevojshëm sepse teknologjitë anonime në internet po e bëjnë më të vështirë punën e prokurorëve për identifikimin e vendndodhjes së kriminelëve.

Sidoqoftë, Google nuk ndalon së paralajmëruari agjencinë FBI se përdorimi i këtyre taktikave do të rrezikonte marrëveshjet diplomatike që gjigandi kërkimor ka krijuar ndër vite me vendet e tjera.(ITshqip)

RELATED BY